Marcus Rashford ishte shumë pranë kalimit te Barcelona në merkaton e janarit. Hansi Flick e pëlqente sulmuesin anglez dhe donte ta kishte në skuadër si një opsion për sulmin.
Lojtari i Anglisë, në fakt, ishte i lidhur edhe me klube si Borussia Dortmund dhe Milan, por në fund përfundoi në huazim tek Aston Villa dhe do të mund të shitet për 40 mln euro.
Barcelona nuk arriti dot tek ai kryesisht prej problemeve financiare, por ka edhe një arsye, të zbuluar nga gazeta katalanase Sport.
Duket se disa lojtarë të Barcelonës kanë ngritur shqetësimin e tyre për transferimin e Rashford, pasi kjo do të sillte largimin e një lojtari ofensiv të skuadrës.
Pedri, Gavi dhe Araujo rinovuan në Camp Nou, por mund të rriskonin emra të tjerë, gjë që Hansi Flick gjithashtu nuk ishte i gatshëm ta bënte.
The post Barcelona e kërkoi Rashford, por në fund bllokimin e bënë lojtarët e Hansi Flick appeared first on Telesport.
