Bayern Munich kalon ndaj Celtic në një mbrëmje me gjakun e ngrirë kundër një Celtic që kërkoi kualifikimin dhe nuk pati frikë të sulmonte në Mynih, në një ndeshje ku djemtë e Kompany u shfaqën totalisht të brishtë dhe ku rrezikuan eliminimin nga kompeticioni pasi skuadra skoceze gjeti avantazhin dhe po shkonte drejt kohës shtesë dhe ndoshta penalltive.
Ai që shpëton Bayern është Davies, i saporinovuari, teksa në fund futi këmbën aty ku duhet duke shtyrë topin në rrjetë në frymën e fundit për një 1-1 që vlen si fitore pasi përpara 7 ditësh, në Skoci, Bayern kishte fituar 2-1 ndaj ekipit të Brendan Rodgers.
Më herët, goli i Celtic erdhi pasi ishte mbrojtja skandaloze e Bayern ajo që fali gjithçka, por nuk ishte vetëm ky gabimi sonte, por edhe shumë raste të shpërdoruara dhe një rrëmujë në fushë.
Atalanta, pas Milanit, eliminohet gjithashtu nga Champions League. Pritej nje ndeshje dhe mbremje e madhe por Atalanta u godit nga Club Brugge në një sfidë që në Bergamo nisi makth, duke ditur forcën e ekipit të Gasperinit. Skuadra belge u duk e vendosur mirë në fushë dhe sidomos e shpejtë për të dalë në kundërsulm. Dhe një gol që sapo nisi ndeshja ishte një goditje e fortë psikologjike për bluzinjtë.
Autor i dy golave të Brugge është Talbi, i cili fillimisht finalizon me të djathtën në diagonale pas 3 minutash dhe më pas në një kundërsulm të shpejtë më shqiptarin Jashari që bën diferencën, ndodhet aty për ta shtyrë topin në rrjetë për 0-2.
Por, Brugge su ndal me kaq dhe ne fund te pjeses se pare ne kundersulm, shenoi edhe golin e trete nga Jutgla. Ne pjesen e dyte, Lookman ndezi nje shkendije duke shenuar por me pas penalltia e humbur ishte ajo qe vulosi gjithcka, ndersa ne fund Toloi doli me te kuq.
Një ndjekje e vazhdueshme mes Benfikës dhe Monakos në ‘Da Luz’, pothuajse si Formula 1, me gjashtë gola të shënuar në një mbrëmje të çmendur. Por ishte goli i Kokcu-s në minutën e 84-të që ia dorëzoi biletën e 1/16-tës në duart e Shqiponjave dhe Bruno Lage-s me ndeshjen e kthimit barazim 3-3. Dhe rezultati përfundimtar është 4-3, duke marrë parasysh ndeshjen e parë të play-off-it, me Monacon e eliminuar nga Champions League.
The post (VIDEO) Bayern Munich i falet Davies, Brugge nxjerr nga gara Atalanta-n duke i tronditur. Benfica-Monaco, drama i buzëqesh portugezëve appeared first on Telesport.
