Hulumtimi më i ri i rishikuar nga akademikët në Universitetin e Canterbury-t, në Zelandën e Re, zbuloi se fëmijët që shikonin më shumë se 90 minuta në ekran, teksa kanë qenë në moshën 4.5 vjeç dhe tetë, kanë pasur fjalor, komunikim, shkrim dhe rrjedhshmëri të shkronjave nën mesataren për moshën e tyre.
Kjo ka ndikuar që fëmijtë të sillen edhe keq dhe të jenë më agresiv.
Ata kanë qenë edhe më pak të vëmendshëm dhe nuk i kanë ndarë lodrat me të tjerët.
E ndërkaq kjo ka ndikuar edhe në shëndetin e tyre. Fëmijët kanë shfaqur tendencë të jenë më obezë.
Hulumimi ka përfshirë më shumë se 6 mijë fëmijë nga mosha 2 dhe 8 vjeç, ndërkaq hulumtuesit rekomandojnë se fëmijët nga 2 deri në 5 vjeç nuk duhet të qëndrojnë më gjatë se 1 orë brenda ditës në ekran.
Po ju sa orë qëndroni në mjete teknologjike?
