Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike informojnë se pason periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira me kushte për paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe vranësirave të ulëta. Temperatura e ditës prej sot pritet në disa vende të jetë për 3 deri 5 gradë më e lartë. Reshje të shiut janë paralajmëruar edhe për të enjten, më të rrëmbyeshme gjatë fundjavës së ardhshme.
Gjatë ditës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në male me kushte për paraqitje të reshjeve të shkurta të shiut që do të kalojnë në borë. Pasdite pritet të ketë periudha me diell dhe të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -3 deri 3, ndërsa maksimalja prej 6 deri 12 gradë Celsius.
Sipas sinoptikëve, në Shkup gjatë ditës do të jetë moti i ndryshueshëm me vranësira, me periudha me diell, posaçërisht pasdite dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale pritet të zbresë deri 2 ndërsa maksimalja të arrijë deri 12 gradë.
