Domosdoshmëria për një qeverisje të drejtë globale të të drejtave të njeriut

Ministri i Jashtëm Wang Yi tha të hënën se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha vendet, për një qëndrim korrekt të të drejtave të njeriut, si edhe për të nxitur reformën dhe përmirësimin e qeverisjes globale të këtyre të drejtave.

Wang i bëri komentet teksa mbajti një fjalim video në takimin e nivelit të lartë të Sesionit të 58-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Ai theksoi rëndësinë e misionit fillestar të qeverisjes së të drejtave të njeriut, e cila duhet të jetë e përqendruar te njerëzit

Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për të realizuar një botë moderne, të karakterizuar nga zhvillimi paqësor, bashkëpunimi reciprokisht i dobishëm dhe prosperiteti i përbashkët.

Ai theksoi se Kina është e përkushtuar për të ardhmen dhe për mirëqenien e njerëzimit. Vendi do të nxisë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe shkëmbimin civilizues, duke u bërë ndërtues i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.