Humbja 2-1 ndaj Bologna ka përkeqësuar akoma dhe më shumë situatën te klubi i Milan-it. Sergio Conceicao është drejt largimit, trajneri portugez e ka pranuar vetë këtë gjë pas humbjes së fundit në “Renato Dall’Ara”.

“Po pres të më thonë se nuk u duhem më dhe do të iki pa marrë asnjë qindarkë më shumë. Kam drejtuar afro 100 ndeshje në Champions League dhe kam fituar 13 trofe. Jam i qetë për të ardhmen time”, tha trajneri portugez. Një mesazh shumë i qartë i Conceicao-s për drejtuesit e klubit, të cilët duken para një zgjedhjeje tepër të vështirë.

E para është të vazhdojnë me portugezin Sergio Conceicao të paktën deri në fund të sezonit, zgjidhja e dytë që është përdorur dhe herë të tjera më parë në historinë e Milanit, mban emrin: Mauro Tassotti. Legjenda e kuqezinjve është gati të marrë drejtimin e ekipit aktual deri në fund të këtij sezoni.

The post Conceicao drejt largimit, Milan do e zëvendësojë me “djalin” e shtëpisë? appeared first on Telesport.