Tarifat doganore amerikane për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën tashmë kanë hyrë në fuqi.

Për Kanadanë dhe Meksikën tarifat do të jenë 25 %.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se vendi i tij “nuk do ta lërë këtë vendim të pajustifikuar të mbetet pa përgjigje”.

Ai njoftoi se do të vendosë tarifa doganore prej 25% për mallrat amerikane.

Edhe presidentja meksikane theksoi se do të hakmerrej ndaj vendimit.

Trump dyfishoi gjithashtu tarifat për të gjitha importet kineze nga 10 në 20%.

Pekini zyrtar kundërshtoi vendimin amerikan, duke paralajmëruar masa të njëjta.

Ndërkohë sot pritet që presidenti Donald Trump të flasë para Kongresit amerikan për herë të parë që kur mori detyrën.