Juventus është mundur 0-4 nga Atalanta në “Allianz Stadium”, ndeshje e vlefshme për javën e 28-të në Serie A. Takimi i sotëm ishte shansi i fundit i Juventusit që në rast fitoreje mund të hynte në garë për titullin kampion, por me këtë humbje synimi i bardhezinjve tani do jetë të sigurojnë vendin e katërt që të dërgon në Champions League.
Goli i parë u shënua nga Mateo Retegui në minutën e 28-të me 11-metërsh. Golashënuesi më i mirë i këtij sezoni në Serie A, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Weston McKennie prek topin me dorë brenda zonës së rreptësisë dhe arbitri akordoi penallti.
Bergamaskët e nisën vrullshëm pjesën e dytë duke shënuar gol pa u mbushur ende minuta e parë. Një aksion i shpejtë i tyre u finalizua me sukses, ku Marten de Roon dërgon topin në rrjetë.
Në minutën e 65-të, Davide Zappacosta shënoi golin e tretë pas një kombinimi të bukur me Sead Kolasinac. Ademola Lookman shënoi golin e katërt pas një aksioni personal në minutën e 75-të.
Kjo humbje turpëruese mund të jetë ndeshja e fundit për Thiago Motta-n në krye të stolit të Juventusit. Zhvillime të reja priten javën e ardhshme.
The post Juventus turpërohet keq nga Atalanta! Ndeshja e fundit për Thiago Motta-n? appeared first on Telesport.
