Një rikthim i madh po afrohet te Belgjika. Pas ndryshimit të trajnerit, me Rudi Garcian që mori vendin e Domenico Tedesco, portieri Thibaut Courtois ka deklaruar se është i gatshëm të kthehet në kombëtare.
Një fakt që nuk është pritur mirë nga ai që e ka zëvendësuar në këto vite, Koen Casteels. Portieri i Al-Qadisiya, gjatë një bisede në podcastin “Mid Mid” të “Playsport”, ka njoftuar vendimin për t’u tërhequr nga kombëtarja belge: “Kjo mënyrë veprimi nuk përputhet me vlerat e mia”.
Po çfarë ka ndodhur? Courtois kishte njoftuar largimin nga kombëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shkruar: “Nuk do të kthehem derisa të jetë trajneri aktual”. Një përplasje me Tedesco e kishte bërë portierin e Real Madridit të largohej nga Belgjika. Tani, pas ndryshimit në pankinë, ai duket i gatshëm për një rikthim.
“Ky lloj veprimi nuk përputhet me vlerat që unë i konsideroj të përshtatshme për një ekip, – ka thënë Casteels, portieri që e ka zëvendësuar Courtois. – Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Courtois, por edhe me federatën”.
Ajo që e ka zhgënjyer më shumë është qëndrimi i federatës belge ndaj këtij rikthimi: “Më duket e çuditshme që Courtois mund të vendosë vetë nëse dëshiron të kthehet, dhe federata i shtron tapetin e kuq, sikur të mos kishte ndodhur asgjë”.
Pikërisht për këtë arsye, Casteels ka marrë vendimin e tij: “Që nga sot, nuk jam më i disponueshëm për Belgjikën”. Ai e ka mbyllur deklaratën e tij duke shtuar: “Shumë lojtarë mendojnë si unë”.
The post Courtois rikthehet në kombëtare, Casteels merr vendimin e pabesueshëm: Nuk përputhet me vlerat e mia… appeared first on Telesport.
