Pushteti dhe opozita maqedonase kanë vazhduar përplasjet në lidhje me skandalin me importimin e mazutit të dëmshëm. Nga partia në pushtet VMRO-DPMNE akuzon se LSDM dhe BDI, së bashku me gjykatësit dhe prokurorët e tyre, janë në aksion për mbrojtjen e mafies së mazutit, që vodhi qytetarët dhe i helmoi njëkohësisht. Nga ana tjetër, nga opozitarja LSDM thanë se VMRO-DPMNE më mirë e ka të hesht kur bëhet fjalë për “Pucko Petrol” dhe Ratko Kapushevskin, pasi sipas tyre, opinioni e di se ai është biznes që ka lindur në kohën kur DPMNE dhe BDI kanë qenë në koalicion.
“Për disa nga prokurimet, sipas informacioneve publike, nuk ka pasur as thirrje publike, dhe qeveria e udhëhequr nga LDS, kur Zoran Zaev është kryeministër dhe Venko Filipçe ministër i Shëndetësisë, vini re, në një nga prokurimet e dhjetorit 2021, ka ndihmuar drejtpërdrejt blerjen e mazutit kancerogjen me 15 milionë euro para buxhetore! Prandaj, prokuroria dhe gjyqësori i mbrojnë drejtpërdrejt edhe Zaevin edhe Filipçen”, tha Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE-ja.
“Ja vetëm në 9 muajt e fundit, LSDM tashmë kumtoi, komunat dhe institucionet e drejtuara nga DPMNE kanë lidhur, ja dokumentet, 170 marrëveshje pikërisht me “Pucko Petrol” dhe për këtë përgjigje duhet të japë DPMNE. LSDM me patjetër që e mbështetë hetimin dhe presim zbardhje të plotë të rastit, por DPMNE duhet të përgjigjet edhe për një pyetje, si mund përsëri nuk ka paraburgim kur dikush nga BDI akuzohet, njëjtë siç ishte rasti me Artan Grubin?! – theksoi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.
