Ilire Dauti kritikoi deputetët e VLEN-it për siç thotë, nuk e përkrahën Besa Kadriun për drejtoreshë të Agjencisë për Cilësi në Arsimin e Lartë. Dauti tha se, edhe pse është nga radhët e ASH-së, Besa Kadriu është një kuadër që duhet të mbështetet pro siç tha, reagimet që bëri për tragjedinë në Koçan, po i paguan me mospërkrahje.
“Nuk më pëlqen aspak situata që i ka krijuar në këtë rast partneri shqiptarë qeverisës, VMRO-së, duke mos pasur anëtarët e vetë këtu që t’i lihet hapësira e lirë VMRO-së që të mos kalojë kandidatin e vetë. Kjo mund të jetë edhe arsyeja që Besa është e penalizuar, para disa ditëve pati një reagim si profesoreshë, për situatën në të cilën ndodheshim dhe të gjithë ishim të shqetësuar pas ngjarjeve tragjike që ndodhën në Koçan. Pati një reagim dhe si duket, ajo do të duhet në këtë formë ta paguaj reagimin e saj. Unë jam sekretare e përgjithshme e ASH-së, por Besa është një kuadër që duhet mbështetur dhe sot nuk është këtu as VLEN-i për ta mbështetur”, tha Ilire Dauti.
