Milani ka mbyllur 45′ e para ndaj Udineses në avantazh 0-2 teksa skuadra kuqezi ka qenë dominuese dhe mund të kishte shënuar më shumë gola. Një skemë, ajo e Milanit, ndryshe sonte, me nje 3-4-3 me tre mbrojtësit Tomori-Gabbia-Pavlovic, teksa Jimenez dhe Theo dy anësorët e mesfushës. Surpriza ka qenë Jovic në sulm.
Që në minutën e parë, Milani pati shans për gol me Reijnders por portieri i Udineses u treguai zoti duke e dëvijuar goditjen në këndore. Më pas, kuqezinjtë patën rast me Leao gjithashtu dhe me Jimenez e Theo Hernandez.
Udinese vetëm një moment vuri në vështirësi Maignan, teksa në fund të pjesës së parë, në harkun kohor të 3 minutave, në fillim Leao dhe më pas Pavlovic shënuan për kuqezinjtë
Pjesa e dyte nisi me friken e Mike Maignan. Moment frike dhe ankthi te Udinese-Milan. Mike Maignan përplaset me shokun e ekipit Jimenez dhe bie në tokë si pa ndjenja. Arbitri ndalon aksionin dhe stafi mjekësor i jep direkt ndihmën e parë duke e transportuar me barrelë. Fracezi është shoqëruar me ambulancë në spital ku do të kalojë natën pasi ka pësuar tronditje në kokë. Ai mbetet koshent dhe ka folur me stafin kuqezi.
Me pas, Milani shenoi edhe dy gola te tjere me ane te Theo Hernandez dhe me pas me Tijjani Reijnders qe ka shkuar 10 gola ne Serie A kete sezon. Ne fund realizoi dhe Pulisic por goli u anulua per pozicion jashte loje te Abraham.
The post Milani shtron “pokerin” në Udine, kalon frika për Mike Maignan (VIDEO) appeared first on Telesport.
