Këshilltari Venko Kërstevski nga lista e kandidatëve e përkrahur nga grupi i votuesve, u zgjodh për u.d. kryetar i Koçanit, pasi Lupço Papazov pas tragjedisë dha dorëheqje. Seanca e sotme ishte e tensionuar por edhe emotive ishte seanca e zgjedhjes së Ushtruesit të detyrës Kryetar i Koçanit. Kristina Atanasova-Arsova, këshilltare nga radhët e VMRO-DPMNE-së në seancë publikisht parashtroi dorëheqje nga funksioni. Tha se nuk pranon përplasje të tillë politike posaçërisht për shkak të faktit se edhe fëmija i saj është një prej të lënduarve në zjarrin në diskotekën Puls. Ajo akuzoi udhëheqjen e komunës se është “e sëmurë për funksione” dhe se janë injoruar prioritetet e qytetarëve. Ajo i kërkoi falje të gjithë mbështetësve për shkak se nuk ka arritur që të përmbush një pjesë të premtimeve, ndërsa kritikoi të dy kandidatët për u.d. kryetarë komune.
“Në periudhën në vijim do t’i përkushtohem djalit tim i cili ende është në spital që nga tragjedia dhe të gjithë atyre fëmijëve që duhet të kthehen për rehabilitimin e tyre, për shkak se me të vërtetë kanë nevojë për këtë. Për shkak se periudha do të jetë shumë e gjatë dhe e lodhshme. Unë do të luftoj për ta me të gjithë fuqitë e mia dhe me të gjithë aspektet e mia kulturore. Asnjëherë nuk do ta harroj se të gjithë idealet e kësaj bote nuk kanë vlerë sa loti i një fëmije. Ju faleminderit të gjithëve”, tha Kristina Atanasova Arsova, këshilltare e VMRO-DPNNE-së.
