Jules Kounde, mbrojtësi i krahut të djathtë te Barcelona, po ndiqet me shumë interes nga dy klubet e mëdha të Londrës: Chelsea dhe Arsenal. Këta të fundit ofrojnë 75 milionë euro për francezin, pasi e shohin atë si lojtarin ideal për të përforcuar krahun e tyre të djathtë për sezonin e ri.
Kounde është një nga lojtarët kyç për Barcelonën, por herë pas here problematik me mënyrën e tij të të sjellurit, gjë që nuk tolerohet nga një trajner gjerman si Flick. Përveç kesaj shitja e francezit mund të ndihmojë Barcelonën për të rregulluar disi situatën e saj financiare.
Përveç dy klubeve londineze per Kounde ka interes të madh edhe nga Manchester United, por “Djajtë” ende nuk kanë paraqitur apo përmendur shifra. Te Barcelona tashmë po përgatiten për shitjen e francezit, ndërkohë që po punojnë për të gjetur një zëvendësues të denjë për francezin.
The post Super lojtar, por problematik për Flick! Barcelona merr ofertën 75 milionë euro për yllin e mbrojtjes appeared first on Telesport.
