Manchester City është i vendosur të forcojë mbrojtjen këtë verë dhe një nga objektivat kryesor është qendërmbrojtësi i RB Leipzig, Castello Lukeba. Edhe pse klauzola e tij e largimit është 90 milionë euro, lojtari ka arritur një marrëveshje me klubin për t’u larguar për një tarifë më të ulët, gjë që ka ngjallur interes nga disa skuadra, veçanërisht në Premier League.
Ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola ka pasur një sezon shqetësues përsa i përket mbrojtjes, ndaj po kërkon zgjidhje për të përmirësuar këtë repart. Mbrojtja e “Qytetarëve” ka qenë një nga pikat e tyre më të dobëta këtë vit, diçka e pazakontë për një ekip të mësuar të ketë një nga mbrojtjet më të mira në botë. Prandaj, transferimi i Lukeba-s shihet si një mundësi e madhe për të forcuar qendrën e mbrojtjes.
Mbrojtësi i ri francez ka treguar cilësitë e tij në Bundesligë dhe duket se ka aftësitë e duhura për t’u përshtatur në një kampionat elitar dhe shumë konkurrues si Premier League. Ai është vetëm 22 vjeç dhe konsiderohet si një nga mbrojtësit e rinj shumë premtues dhe jo më kot Guardiola ka dhënë :ok” për transferimin e tij në verën që po vjen. Manchester City pritet të paguajë rreth 75 milionë euro për francezin, edhe pse kaluzola e tij është 90 milionë euro.
The post Manchester City bën gati përforcimin e parë për sezonin e ri për 75 milionë euro! Siguron qendrën e mbrojtjes për një dekadë appeared first on Telesport.
