Zëvendëskryeminsitri i parë, Izet Mexhiti në emisionin Click Plus bëri të ditur se ditëve në vijim do të prezantohet Ligji për përfaqësim të drejtë do do të hyjë në procedurë.
“Ligji për përfaqësim të drejtë ditëve në vijim do të prezantohet dhe do të hyjë në procedurë. Përkundër asaj ne kemi marrëveshje politike për përfaqësim adekuat të shqiptarëve në administratën shtetërore dhe sipas analizave kur nuk ka ekzistuar balancuesi me marrëveshje politike është bërë rritja rapide e përfaqësimit të shqiptarëve në Qeveri”, u shpreh zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti në Click Plus.
