Juventus fitoi 2-0 ndaj Monza në kampionat, sukses disi i vështirë për bardhezinjtë e trajnerit Igor Tudor, që luajtën 45 minutat e dyta me një lojtar më pak (Yildis doli me të kuq).
Gjithsesi, avantazhi prej dy golash që Juventus kishte siguruar që në pjesën e parë i dha mundësi të menaxhojë epërsinë, të fitojë dhe marrë tri pikë të rëndësishme për Champions.
Protagonist ishte edhe Khephren Thuram, që deklaroi: “Më pëlqen mënyra e lojës së trajnerit sepse gjithmonë duhet të shkosh përpara, të vraposh me topin kur ka hapësirë për të shkuar përpara”.
“Më pëlqen shumë kjo mënyrë e të luajturit, pasi kam më shumë mundësi për të shënuar e ndihmuar skuadrën. Trajneri më kërkon të jem gjithmonë pak më përpara, të bëj këto vrapime me dhe pa top”, tha Thuram.
The post Thuram i thur lavde trajnerit Tudor: Më pëlqen mënyra e tij e lojës, kam më shumë mundësi shënimi appeared first on Telesport.
