Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, beson se shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappé, e meriton “Topin e Artë”, megjithëse pranon se Lamine Yamal favorizohet nga trofetë e fituar me Barcelonën dhe Spanjën.
“Besoj se Kylian e meriton, por njerëzit votojnë sipas logjikës së tyre, – deklaroi Courtois për DAZN, përpara ceremonisë që do të mbahet të hënën në Londër. – Duhet të zgjedhim dikë që ka fituar trofe apo dikë që ka qenë mbi të gjithë gjatë sezonit, edhe pse nuk ka fituar asgjë? Mendoj veçanërisht për Kylian. Individualisht, askush nuk ka qenë më i mirë se ai, por, për fat të keq, ne nuk kemi fituar asgjë si skuadër”.
Courtois kujtoi se Mbappé përfundoi i katërti në Botëror, ku ishte golashënuesi më i mirë, ndërsa Yamal u shpall kampion me Spanjën dhe fitoi La Liga-n me Barcelonën.
Për “Topin e Artë” 2024, belgu priste fitoren e Vinícius Júnior ose Dani Carvajal, por çmimin e fitoi Rodri. “Ndonjëherë është e vështirë të dish si duhet votuar për Topin e Artë”, – përfundoi ai.
The post Courtois për “Topin e Artë”: Individualisht, askush nuk ka qenë më i mirë se Mbappé, por… appeared first on Telesport.
