Kryeministri në detyrë, Albin Kurti sërish nuk është përgjigjur nëse ka siguruar votat për seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është zgjedhja e kryetarit, si dhe votat për formimin e Qeverisë së re.

Pas përfundimit të akademisë përkujtimore kushtuar Ali Lajçit, e cila është mbajtur në sallën e kuqe në Prishtinë, Kurti ka injoruar pyetjen e gazetares , duke u fokusuar tek një kërkesë e qytetarit për ta realizuar një fotografi. Megjithatë, edhe atë injoroi duke i kërkuar të bëjnë fotografinë gjatë rrugës.

“A bën fotografohemi rrugës se janë duke më prite”, tha ai./kp