Kristjan Asllani ka kaluar Interin në avantazh në sfidën ndaj Veronës, e cila po luhet në këto momente në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

Shqiptari u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 9-të, për të cilën u desh ndërhyrja e VAR-it për ta dhënë, pas një prekje të topit me dorë nga mbrojtësi i Veronës. Inter luan sonte me formacionin e dytë, duke e pasur mendjen të ndeshja e kthimit të martën në “San Siro” ndaj Barcelonës.

Por, gjithashtu Inter-it i duhet me patjetër fitorja edhe sot ndaj Veronës, për të qenë në garë deri në fund për titullin kampion në Serie A. SHIKOGOLIN

The post “Çlirohet” Kristjan Asllani, mesfushori kuqezi kalon në avantazh Inter-in (video) appeared first on Telesport.