Sot, më 11 maj, në Shqipëri po mbahen zgjedhjet parlamentare, 3.7 milionë qytetarët mund të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur 140 përfaqësuesit e rinj në Kuvendin e Shqipërisë.
Procesi zgjedhor po zhvillohet nën vëmendjen e lartë nga SPAK dhe organizmat ndërkombëtarë, ndërsa liderët kryesorë politikë, Sali Berisha dhe Edi Rama, kanë votuar dhe kanë dhënë mesazhet e tyre për qytetarët.
Kryeministri Edi Rama votoi pak para orës 11:00 në Surrel i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Pas votimit, ai realizoi edhe disa foto me votuesit e zonës së Surrelit, ndërsa foli shkurt për mediat, duke u shprehur: “Të presim çfarë do të thotë populli”.
Ndërkohë, ai u ndal për një fjali tjetër të shkurtër për mediat e huaja duke thënë: “Po bëjmë gjithçka për ta bërë Shqipërinë shtetin e radhës pjesë të BE”.
Pas votimit, kryeministri Rama ka publikuar një video krah bashkëshortes ë tij, Linda Rama dhe disa banorëve në Surrel.
“Unë me katunaren time”, u shpreh kreu i qeverisë, ndërsa iu drejtua qytetarëve që bënin numrin 5 me batutë: “Ulini duart se është heshtje zgjedhore”.
