Vllaznia nis revolucionin pas disfatës në finalen e kampionatit shqiptar, ku Egnatia triumfoi ne nje ndeshje te dominuar. Klubi shkodran mori dy vendime te pritshme duke konfirmuar zyrtarisht largimin e Tomas Brdariç. Trajneri gjerman mbyll kështu bashkëpunimin që zgjati 1 vit me kuqeblutë, pas rikthimit në pankinë. Ai paguhej 7 mije euro ne sezon.
Vllaznia u mposht nga Egnatia në finalen e Final Four. Shkodranët pësuan disfatë me rezultatin 0-4 në stadiumin “Arena Kombëtare”. Kujtojmë se Vllaznia kishte njoftuar po sot gjithashtu largimin e drejtorit sportiv, Tefik Osmani. Ky i fundit ishte pjesë e klubit nga nëntori i vitit 2023.
Njoftimi i Vllaznisë: “KF Vllaznia njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Thomas Brdariç. Klubi e falenderon për kontributin e dhënë në krye të skuadrës tonë gjatë kësaj periudhe dhe i uron suksese në vazhdim të karrierës së tij”.
Gjithashtu, priten edhe largime ne organike me disa futbolliste qe sivjet nuk kane qene ne nivelin qe pritej.
The post Humbja në finale djeg, Vllaznia nis revolucionin: largohet trajneri dhe drejtori sportiv! Priten largime edhe futbollistësh appeared first on Telesport.
