Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur fundjavën e kaluar në Lisbonë, por që është bërë e ditur për mediat vetëm orët e fundit.

Gëzimi i shfrenuar dhe festimet për titullin e fituar nga Sporting Lisbonë rrezikuan një incident diplomatik me UEFA-n. Sipas njoftimeve të shtypit portugez, trofeu i Champions League për femra është vjedhur nga stadiumi Alvalade.

Pikërisht në këtë stadium, më 24 maj, ditën e shtunë, do të luhet finalja e Champions për femra mes Arsenal dhe Barcelona (ora 17:00). Trofeu ishte ekspozuar aty prej disa ditësh.

Trofeu u zhduk gjatë festimeve të tifozëve zikaltër, por tashmë policia portugeze e ka gjetur atë. Nuk dihen ende shumë detaje në lidhje me zhdukjen dhe më pas gjetjen e trofeut nga policia.

The post E pabesueshme!!! Në Portugali vidhet gjatë festimeve trofeu i Champions League appeared first on Telesport.