Moti sot në vendin tonë do të jetë me diell dhe i nxehtë dhe me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga drejtimi jugperëndimor do të fryjë erë e dobët mesatare.

Nga DPHM njoftojnë se pasdite moti do të jetë jostabil dhe me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. Temperatuara minimale do të lëvizë në interval prej 7 deri në 14 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë nga 24 deri në 31 gradë.

Ndërkaq, në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të jetë 13 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë deri në 30 gradë.