Nëse Charles Leclerc të paktën u përpoq të shihej në pasqyrat e Lando Norris, makina tjetër Ferrari, ajo e Lewis Hamilton, bëri një garë më vete. 7 herë kampioni i botës në Formula 1, fillimisht ishte i mbërthyer pas Isack Hadjar dhe Fernando Alonso. Por, me ndalesat e tyre, ai mundi të shtynte për të zënë vendin e pestë.
Ai nuk kishte ritmin për të arritur në top-4 dhe as mundësinë për të humbur në top-5. Dhe vetë Hamilton ka rrëfyer se ka kuptuar pak nga 78 xhirot e djeshme. “Nuk mund ta shpjegoj boshllëkun prej 51 sekondash nga Norris. Është pak çmenduri ta shohësh, por thjesht ndodhi. Për sa më përket mua, e gjeta veten në mes të askundit”, tha Hamilton.
“E kam nisur me penalitet, kam ndenjur pas dy makinave për një kohë dhe më pas kam arritur t’i kaloj. Pastaj e gj eta veten në tokën e askujt. Mendoj se diferenca ishte relativisht e madhe dhe nuk po konkurroja me askënd. Më duhej një makinë sigurie apo diçka tjetër, por nuk erdhi
“Strategjia nuk ishte shumë e qartë për mua. Informacioni nuk ishte saktësisht aq i qartë dhe për shumicën e kohës nuk dija pothuajse asgjë. Nuk e dija se për çfarë po luftoja. Nëse shikoj të dhënat, nuk isha shumë afër asnjërit nga të parëve. Shpresoja në një garë më të mirë, por tani përgatitem për fundjavën e ardhshme”, tha Hamilton.
The post Hamilton i pakënaqur nga Ferrari dhe gara: Në Montekarlo isha në mes të askundit appeared first on Telesport.
