Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i bën thirrje opozitës shqiptare që të votojë ndryshimet ligjore që prekin Inspektoratin e Gjuhëve, përcjell TV21. Mexhiti tha se Inspektorati do të avancohet dhe do të fitojë të drejtën për gjoba të drejtpërdrejta.

“Edhe Inspektorati i Gjuhëve pra në fazën e parë, me këtë propozim duhet të kalojë në Ministrinë e Drejtësisë, që të mbyllet problemi i rrogave për punëtorët atje, kështu që ftojmë edhe opozitën shqiptare pra ta votojë ligjin, për ta mbyllur njëherë problemin, t’i rikthehen punës në Inspektorat dhe në fazën e dytë, Inspektoratin e Gjuhëve, sepse është sjellë me ligj të posaçëm, lex specialis, mendojmë që më e arsyeshme, dhe ka marrëveshje politike, që Inspektorati i vetëm, pra Inspektorati i Gjuhëve të kalojë në kuadër të Agjencinë të Gjuhëve, por për ta bërë këtë, Agjencinë e Gjuhëve duhet ta ngremë më lartë, siç është Agjencinë i Ushqimit. Ndërsa, po ashtu politikisht kemi biseduar dhe jemi marrë vesh që ky Inspektorat të ketë të drejtën e gjobave të drejtpërdrejta, sepse kur e kanë themeluar Inspektoratin, e kanë lënë gjysmak”, tha Mexhiti.