Xabi Alonso nuk humb kohë dhe prej ditësh ka nisur nga puna për të projektuar ekipin për sezonin e ri. Tekniku spanjoll ka filluar të marrë vendimet e para, të cilat do shkaktojnë jo pak trazira. Tre lojtarë të rëndësishëm nuk përshtaten në planet e Alonso-s dhe largimi i tyre nga klubi duket se është çështje e mbyllur. Për dy emrat e parë nuk është ndonjë surprizë e madhe, sepse janë përfolur prej kohësh për një largim të mundshëm nga Reali.
Bëhet fjalë për Fran Garcia dhe David Alaba. I pari nuk ka bindur aspak drejtuesit me perfomancat e tij, ndaj nuk është çudi që të largohet. I dyti ka vuajtur shumë nga dëmtimet, që e kanë penguar të tregojë potencialin e tij të vërtetë. Po ashtu problem është edhe rroga e majme që ai merr, 22 milionë euro në sezon. Kjo është edhe një tjetër arsye e fortë për largimin e tij.
Emri i tretë është disi surprizë, bëhet fjalë për Aurelien Tchouameni, për të cilin klubi madrilen pagoi 80 milionë euro te Monaco, por francezit i mungon qëndrueshmëria gjatë gjithë sezonit dhe pikërisht për këtë arsye Alonso ka kërkuar largimin e tij.
Trajneri i ri i “Los Blancos” dëshiron të ndërtojë një ekip të përshtatur sipas nevojave të tij dhe nuk është i gatshëm të presë shumë gjatë. Këto largime jo vetëm që do t’i lejojnë atij të lirojë hapësirë në skuadër, por edhe në buxhet, gjë që është thelbësore për t’u përforcuar në pozicionet e tjera më të nevojshme.
The post Xabi Alonso i prerë, iu bën dalje 3 yjeve të Real Madridit. Mes tyre, edhe lojtari 80 milionë eurosh appeared first on Telesport.
