Brian Fariñas është i vetmi lojtar në skuadrën e parë të Barcelonës, që ende nuk ka luajtur asnjë minutë të vetme këtë sezon, pavarësisht se është plotësisht i disponueshëm për Hansi Flick.
Sipas Sport, Fariñas, i cili ishte afër transferimit te Girona gjatë verës së kaluar, por Flick ndërhyri dhe bllokoi lëgizjen,po has vëshitrësi te Barcelona, aty ku është i regjistruar me numrin 4, por deri tani ende nuk ka asnjë minutë në fushë.
Megjithatë, lojtari është optimist që do të ketë shansin e tij këtë sezon, duke ditur që janë shumë ndeshje përpara dhe shumë shpejt fillon edhe Kupa e Spanjës, që mund të jetë idealja për të për të debutuar me fanellën e Barcelonës këtë sezon.
Farinas është një nga shokët e ngushtë të Lamine Yamal dhe sipas burimeve jo të konfirmuara zyrtarisht nga Spanja, sulmuesi mund të ketë qenë vendimtar në vendimin e klubit për të mos lejuar largimin e Farinas. Ndërkohë, Sport raportoi disa ditë më parë, që Barcelona po punon për të rinovuar me Farinas, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2028.
Në kontratën e re pritet të rritet klauzola e largimit që aktualisht është 15 milionë euro, po ashtu do të ketë edhe rritje të ndjeshme të pagës së lojtarit.
The post Nuk ka luajtur asnjë minutë këtë sezon, Barcelona gati të rinovojë kontratën e shokut të ngushtë të Yamal appeared first on Telesport.
