Janë mbyllur pjesët e para të dy sfidave të radhës për javën e tetë në “Abissnet Superiore”. Në “Loro Boriçi” në klasiken e futbollit shqiptar mes Vllaznisë dhe Tiranës, pjesa e parë është mbyllur 1-0 në avantazhin e shkodranëve.
Sfida u zhbllokua në minutën e 38-të, ku pas një depërtimi të bukur në zonë dhe asistit të Patrik Bardhit, ishte Edon Murataj që dërgoi me thembër topin në rrjetë, duke shënuar nj gol tejet të bukur. SHIKOGOLIN
Në sfidën tjetër që po luhet në “Niko Dovana” mes kryesuesve të Teutës dhe Elbasanit, pjesa e parë është mbyllur në barazim të bardhë, 0-0. Kjo është ndeshja e parë e Glen Dajës si trajner i Elbasanit, i zyrtarizuar gjatë javës.
The post Vendos një supergol në pjesën e parë të klasikes së futbollit shqiptar, rrjeta të paprekura në Durrës (video) appeared first on Telesport.
