Janë luajtur këtë fundjavë ndeshjet e javës së 4-të të Superligës në volejboll për femra, që kanë konfirmuar Teutën në krye të renditjes. Durrsaket fituan 3-0 (25-15, 25-10, 25-13) ndaj Lushnjës, në një ndeshje pa shumë histori, duke kryesuar renditjen me 12 pikë të plota.
Tirana fitoi 3-1 ndaj Dinamos në derbin kryeqytetas (25-19, 25-23, 21-25, 25-17), ndeshje që shumicën e kohës u komandua nga bardheblutë. Dinamo u përpoq të rivalizojë, por shumicën e kohës ishte në ndjekje, duke mos korrur ende fitoren e parë.
Pa probleme fiton Pogradeci kampion, që në shtëpi mposhti 3-0 Vllazninë (25-12, 25-13, 25-10), një ndeshje që ishte si një stërvitore për liqenoret. E njëjta situatë edhe në fitoren 3-0 të Skënderbeut ndaj Lushnjës (25-15, 25-10, 25-13), ndeshje në sens unik.
Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, ekipi i Skënderbeut fitoi 3-0 (25-14, 25-20, 25-19) ndaj Partizanit, një përballje mes dy ekipesh rivale. Megjithatë, në fushë komandoi skuadra korcare, ndjeshëm më superiore, duke merituar fitoren dhe tri pikët.
Superliga-Femra, java e 4-t
Tirana – Dinamo, 3-1
Pogradeci – Vllaznia, 3-0
Lushnja – Teuta, 0-3
Skënderbeu – Partizani, 3-0
Renditja: Teuta 12 pikë, Tirana 11 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Pogradeci 9 pikë, Partizani 6 pikë, Dinamo 0 pikë, Lushnja 0 pikë, Vllaznia 0 pikë.
Kategoria e Parë-Femra, java e 4-t
Flamurtari – Elbasani, 3-1
Mirdita – Studenti, 0-3
Apolonia – Korabi, 3-0
Renditja: Studenti 12 pikë, Apolonia 9 pikë, Flamurtari 9 pikë, Mirdita 3 pikë, Elbasani 3 pikë, Korabi 0 pikë.
The post Surpriza Teuta kryeson Superligën me “poker” fitoresh, Tirana mposht Dinamon në derbi, “ok” Pogradeci e Skënderbeu appeared first on Telesport.
