Napoli-Roma, kryesfida e javës së tetë në Serie A, është mbyllur në barazim 3-3, duke dhuruar gola dhe spektakël në “Diego Armando Maradona”.

Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku pas një krosimi në zonë nga goditja e dënimit, ishte Frank Anguissa që shënoi një gol spektakolar me rroveshatë pranë pikës së penalltisë, duke lënë në vend portierin e Romës, Pierluigi Gollini.

Në minutën e 38-të, mbrojtësi i Romës, Mario Hermoso, i shpëtoi mbulimit brenda zonës, por goditja e tij, përfundoi pak jashtë shtyllës së majtë. Në minutën e 45-të, Roma i afrohet golit të barazimit me Cristante, por goditja e tij me kokë u devijua pasi preku shtyllën e djathtë. 45-minutat e para mbyllen 1-0 për vendasit.

Napoli e nis shumë mirë pjesën e dytë, duke kaluar në avantazh 2-0 në minutën e 28-të. Scot McTominay shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Matteo Politano.

Megjithatë, verdhekuqtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat për 4 minuta. Fillimisht, ishte Matias Soule që shënoi i pari në minutën e 70-të, pas një kombinimi fantastik me Donyell Malen dhe goditjes nga distanca.

Në minutën e 74-të, erdhi goli i barazimit me Leonardo Balerdi, pas një aksioni që nisi nga goditja e këndit. Në minutën e 83-të, ishte sërish McTominay vendimtar duke shënuar një gol spektakolar nga distanca dhe duke i dhënë sërish epërsinë Napolit.

Në minutën e 89-të, ishte sërish argjentinasi Balerdi që shënoi me kokë golin e dytë personal për këtë takim dhe të tretin për Romën, pas asistit të Wesly Franca. Në minutat shtesë, Max Allegri ndëshkohet me karton të kuq, për shkak protestash ndaj arbitrit. Rezultati final 3-3.

SHIKOGOLAT

The post Napoli-Roma, gola dhe super spektakël. Por në fund nuk ka fitues (video) appeared first on Telesport.