Manchester United ka nisur të lëvizë për të sjellë në “Old Trafford” portierin italian Gianluigi Donnarumma. 26-vjeçari ka ende edhe një vit kontratë me PSG, por palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për rinovimin e saj.

Për këtë arsye, “djajtë e kuq” po studiojnë mundësinë e transferimit të portierit të PSG në Premier League. Donnarumma ka kohë që deklaron se klubi nuk po lëviz për shtyrjen e marrëveshjes, ndaj sipas ESPN mund të ketë një largim surprizë.

Donnarumma zbuloi të hënën se dëshiron të qëndrojë me fituesit e Champions League: “Prioriteti im është të qëndroj në PSG dhe nuk mendoj se do të ketë probleme në negociata

”. Për portierin është interesuar edhe Inter.

Por përballë një oferte të mirë, rreth 40 milionë euro, te PSG mund të “dorëzohen” dhe të pranojnë largimin e heroit të tyre. Manchester United ka kohë që po kërkon një portier të mirë, për të zëvendësuar Andre Onana.

The post E bujshme! Donnarumma s’ka ende marrëveshje me PSG, drejt transferimit te Manchester United appeared first on Telesport.