Pasi ka fituar tashmë çmimin si trajneri i vitit në La Liga, kreu i stolit blaugrana, Hansi Flick, fiton edhe “Panchina d’Oro”, çmim që jepet drejtpërdrejt nga Komiteti i Trajnerëve i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF). Me Barcelonën, sezonin e fundit, ai ka fituar tre trofe: Superkupën e Spanjës, Kupën e Mbretit dhe La Liga-n.
Në kuadër të ‘Kongresit të Parë Ndërkombëtar të Trajnerëve të Futbollit’, organizuar nga Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF), që do të mbahet në Madrid më 20 dhe 21 qershor, Komiteti i Trajnerëve të RFEF do të organizojë gala-në inauguruese të ndarjes së çmimeve ‘Banquillo de Oro’.
Ky aktivitet do të nderojë trajnerët e kategorive më të larta të futbollit dhe futsallit në Spanjë, duke vlerësuar jo vetëm suksesin sportiv, por edhe sjelljen shembullore, respektin dhe vlerat e treguara gjatë sezonit 2024/25.
The post Tjetër çmim vlerësues për Flick, gjermani shpallet “Panchina d’Oro” nga RFEF appeared first on Telesport.
