Real Madridi ka mbyllur me sukses fazën e grupeve në Kupën e Botës për Klube, duke siguruar vendin e parë në Grupin H me 7 pikë.

Pas fitoreve ndaj Salzburgut (3-0) dhe Pachucas (3-1), si dhe një barazimi me Al Hilal (1-1), “Los Blancos” janë kualifikuar për në fazën me eliminim direkt, përcjellë KosovaPress.

Në raundin e 1/16-ave, madrilenët do të përballen me Juventusin, i cili doli i dyti në Grupin G. Ndeshja do të luhet më 1 korrik në stadiumin “Hard Rock” në Miami.

Real Madridi është ndër favoritët kryesorë për të fituar këtë turne, ndërsa përballja me Juventusin premton spektakël.

The post Real Madridi mëson kundërshtarin në 1/16 e Botërorit të Klubeve appeared first on Alsat.