Mbrëmë ka shpërthyer zjarr në anijen mbi lumin Vardar, pranë hotelit “Holiday Inn” në qendër të kryeqytetit, informuan nga Brigada e Zjarrfikësve e Qytetit.

Zjarrfikësit reaguan menjëherë dhe ndërhynë me kohë për shuarjen e zjarrit. Komandanti i Brigadës, Zvonko Tomevski, bëri të ditur se zjarri është shuar me një automjet dhe pesë zjarrfikës. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit për momentin mbeten të panjohura.

Kjo nuk është hera e parë që kjo anije përfshihet nga flakët – edhe dy vite më parë kishte shpërthyer zjarr në të njëjtën, tashmë të braktisur. Megjithëse ishin paralajmëruar plane për ta larguar, ajo ende mbetet në vendin ku është.