Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se rruga që shpie për në Jarinjë, është liruar për qarkullim, përcjell TV21.
“Ju njoftojmë se sipas informatave rruga që shpie nga magjistralja e Rashkës për në PKK Jarinje është zhbllokuar dhe është liruar për qarkullim”, thuhet në njoftim.

Ky informacion vjen ngaqë paraprakisht nga e njëjta Qendër njoftuan se një grup qytetarësh kanë bllokuar qarkullimin që çon drejt Jarinjës.
