Mesfushori kroat, Luka Modriq do të jetë lojtari i ri i Milanit. Ai do t’i bashkohet skuadrës si transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës së tij me Real Madridin. Kroati, tashmë ka zbarkuar edhe në Milano, ku do të nënshkruajë kontratën e tij me “Rossonerët”.
Ndërkohë pas transferimit të Joan Garsias, ata siguruan shërbimet e talentit suedez, Roni Bardghji nga Kopenhaga. Barcelona pagoi rreth 2 milionë për shërbimet e suedezit, ku i cili ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me kampionët e Spanjës.
Bardghji, kishte bërë 84 paraqitje me Kopenhagën ku shënoi 15 gola dhe kishte arritur të fitonte 3 herë titullin si dhe 2 herë Kupën e Danimarkës./IndeksOnline/
The post Modriç zbarkon në Milan, Barcelona zyrtarizon suedezin Bardghji appeared first on Alsat.
