Presidenti francez, Emmanuel Macron ka paraqitur planet për një rritje të madhe të shpenzimeve për mbrojtjen, duke paralajmëruar se liria e Evropës po përballet me një “kërcënim më të madh” se kurrë më parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, sipas BBC.

Në një fjalim drejtuar forcave të armatosura në Paris, ai tha se “po jetojmë në një moment vendimtar” për shkak të gjendjes komplekse gjeopolitike. Macron kërkoi që shpenzimet për mbrojtjen e Francës të rriten me 3,5 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe më pas edhe me 3,0 miliardë euro të tjera në vitin 2027. Duke iu referuar kërcënimit nga Rusia, ai dënoi “politikat imperialiste” dhe “fuqitë që aneksojnë territore”. Macron premtoi të dyfishojë buxhetin ushtarak të Francës deri në vitin 2027, tre vjet më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht. /alsat.mk

The post FRANCË: BE gati t’i vendosë tarifa SHBA-së appeared first on Alsat.