Gazetare: Melihate Rrustemi

Temperaturat e larta vazhdojnë të përkeqësojnë situatën me zjarret duke lënë aktive disa vatra në gjithë territorin e vendit. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim tashmë kanë njoftuar se gjatë ditës aktive janë pesë vatra zjarri ndërkohë që katër të tjera janë shuar plotësisht. 

“Nga zjarret që akoma janë aktive problem më të madhe vazhdon të na shkaktoj zjarri mbi fshatin Nikoliq në territorin e Komunës së Dojranit që po lëviz drejt territorit të komunës Vallandovë. Herët në mëngjes janë dërguar më shumë ekipe të Pyjeve Kombëtare si dhe po shfrytëzohet mekanizëm i rëndë, buldozerë me të cilët hapen rrugët malore për të krijuar një barrierë përmes së cilës zjarri nuk mund të përhapet. Gjithashtu, në teren janë edhe katër makina Pinzgauer nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe zjarrfikës profesional nga Vallandova, Gjevgjelia dhe Strumica ndërsa atyre në ndihmë u doli edhe Shoqata Vullnetare e Zjarrfikësve nga Dojrani”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Angellovi u bëri thirrje gjithë banorëve, posaçërisht ato që jetojnë në fshatra të paraqesin çdo rast të dyshuar në numrin 112 ndërkohë oborret të pastrohen për të mos lejuar përhapjen e zjarreve.

“Apeloj qytetarët që nëse vërejnë diçka të dyshimtë ta lajmërojnë menjëherë në numrin 112 ose në stacionin më të afërt policor. Gjithashtu apeloj qytetarët që jetojnë në fshatra ose vikend shtëpiza të pastrojnë oborrin, të bëjnë kositjen e barit dhe mundësisht të paktën të bëjnë disa metra brezë të butë në të cilin nuk ka asnjë lloj bime që në rast zjarri mos të zgjerohet por të ndërpritet aty”, tha deklaroi Stojançe Angellov, Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Gjithashtu, nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim bëjnë të ditur se duke nisur nga 1 e deri më 14 korrik janë regjistruar 495 zjarre në ambient të hapur. /alsat.mk

The post ZJARRET: Pesë vatra aktive në mbarë vendin / Angellov: Gjendja më kritike, në Dojran appeared first on Alsat.