Guvernatori Trajko Sllaveski në vizitë pune në Odën Ekonomike. Kreu i odës, Branko Azeski, në rolin e moderatorit, ndërsa Guvernatori ishte i ftuari që përgjigjet në pyetje. Pyetjet ishin për korrupsionin, transparencën, lehtësimin e procedurave burokratike për biznesin, si dhe për jetën dhe karrierën e suksesshme të Guvernatorit. Çfarë ka mësuar Sllaveski nga qëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përvojat si ministër i financave, në përballjen me hiperinflacionin gjatë pavarësisë së vendit, dhe gjithashtu çfarë bëjnë tani dhe ku janë fëmijët e Trajko Sllaveskit. U diskutua edhe për korrupsionin dhe për Rambo Amadeusin.
“Rambo Amadeus shpesh e përmend, thotë: nëse ke pagë deri në 300 euro, do të flasësh për nacionalizmin, nëse ke deri në 500 për ku do të shkosh në fundjavë, deri në 1,000 për pushime dhe deri në 3,000 për parashikimin e motit. Atëherë korrupsioni do të zhduket. Dhe kjo është pyetja ime tjetër”, tha Branko Azeski, kryetar i OEK.
“Jo, thjesht si një koment. E dëgjoj Rambo Amadeusin, është interesant ndonjëherë. Ka një propozim interesant si të rritet prodhimi i brendshëm bruto në një vit. Thotë: preni të gjitha pyjet në shtet, shisni drurin dhe keni 10% rritje. Mendoj se nuk është serioz kjo”, shtoi Trajko Slaveski, guvenator i Bankës Qendrore.
Sllaveski tha se rezervat valutore janë në duar të sigurta dhe arrijnë në 4.6 – 4.7 miliardë euro, që është një pozicion shumë i rehatshëm për vendin. Por rezervat e arit, sipas Guvernatorit, aktualisht nuk janë në nivel të kënaqshëm, edhe pse çmimi i arit është dyfishuar gjatë vitit të fundit.
“Nuk mund ta kuptoj pse në një moment është ndaluar praktika që ne si shtet, si Bankë Qendrore, të mos rrisim sasinë e arit monetar. Sepse më parë, ndoshta jeni të njohur, nga kapacitetet tona, nga minierat tona, Banka Qendrore e blinte arin dhe e vendoste në rezervat e arit. Arin e ruajmë në Bankën e Anglisë. Planifikoj së bashku me ekipin tim që në vjeshtë të shkojmë atje për ta kontrolluar nëse është aty”, u shpreh Trajko Slaveski, guvenator i Bankës Qendrore.
Guvernatori tha se rezervat valutore janë në duar të sigurta. Ndërsa Azeski iu përgjigj:
“Ne nuk i lexojmë faqet tuaja të internetit sepse lexojmë portale që na sulmojnë pa arsye, e kuptoni. Këtu jemi të përqendruar. Sepse shteti ka shumë vështirësi t’i përballojë ato, nuk mund të miratojë asnjë ligj që t’i vendosë ato në vend siç duhet”, tha Branko Azeski, kryetar i OEK.
Dhe në fund të lavdërimeve, duartrokitje.
“Ministër, ju kemi lavdëruar kaq shumë, pritshmëritë tona janë të mëdha. Mos na zhgënjeni”, tha tha Branko Azeski, kryetar i OEK.
“Nuk do ta bëj, ja ju them…”, tha Trajko Slaveski, guvenator i Bankës Qendrore.
Takimi i punës vazhdoi me lëvdata të tjera nga të pranishmit dhe me disa pyetje për masat që duhet të ndërmerren për të përmirësuar situatën e biznesit në vend.
