Në konviktin Goce Dellçev janë vendosur rreth 1.200 pjesmarrës nga rreth 11 shtete pjesëmarrëse në Olimpiadën europiane për të rinj. Maqedonia është mikpritëse e një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive për të rinj në Evropë. EYOF është më shumë se sport – është një platformë për lidhjen e gjeneratave tona të reja me Evropën dhe për përfaqësimin e shtetit tonë në dritën më të mire, thonë organizatorët, ndërsa të rinjtë po shoqërohen dhe argëtohen mes vete.

“Jam në atletikë, jam nga Kroacia.
Si të duket Shkupi dhe i gjithë organizimi?
Është bukur shumë, por nxehtë, më pëlqen shumë dhe gjithçka është e organizuar siç duhet.
A po shoqëroheni dhe a keni bërë miq nga shtete të tjera?
Po, ne po takojmë njerëz nga e gjithë Europa dhe është shumë bukur”, thanë nga Kroacia.

“Është shumë bukur, na pëlqen, duket sikur plot me histori dhe më pëlqejnë shumë malet sepse në vendin tonë nuk ka”, thanë nga Lituania.

“Shumë bukur, është shumë nxehtë këtu, do të doja pak më shumë ajër të freskët, por është mirë.
Shumë interesant, më pëlqen qyteti, arkitektura dhe qendra e qytetit është shumë e bukur”, thanë nga Sllovakia.

“Hera e parë në këtë garë, organizimi duket mirë, jemi për garën, lojtarët tanë të rinj kanë ardhur nga kampionati botëror përpara dy javësh, pra ishim në kampionatin botëror e më pas erdhëm këtu. Të premten do të luajmë kundër Hungarisë në gjysmëfinale dhe shpresoj se do të fitojmë, turneu është i mirë, hapësirat janë shumë mirë, stafi është shumë i këndshëm dhe punon mirë. Jemi të lumtur që jemi këtu, gjithçka është bukur”, thanë nga Turqia.

EYOF është një festival olimpik që zhvillohet çdo dy vjet, i dedikuar sportistëve të rinj të moshës 14–18 vjeç nga e gjithë Evropa. Këtë vit, mbi 4,000 sportistë nga 49 shtete evropiane po marrin pjesë në këtë eveniment, duke konkurruar në 15 sporte të ndryshme, si atletikë, not, basketboll, volejboll, judo, pingpong, çiklizëm dhe shumë të tjera. Maqedonia këtë vit do të përfaqësohet me një numër rekord sportistësh që do të marrin pjesë në të gjitha sportet. Organizimi i kësaj olimpiade është një bashkëpunim ndërmjet, Komitetit Olimpik Evropian (EOC), që mban përgjegjësinë për standardet dhe zhvillimin e ngjarjes, Komitetit Olimpik të Maqedonisë së Veriut, që ka marrë përsipër organizimin lokal, dhe Qytetit të Shkupit, i cili ka ofruar infrastrukturën dhe mbështetjen logjistike.