Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, ka vizituar Tetovën dhe punimet për hapësirat e reja të Qendrës Socio-Kulturore Space Tetova.
Sipas qendrës, gjatë javës së fundit, mbi 100 vullnetarë nga komuniteti lokal dhe nga vende si Belgjika, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë punuar për realizimin e këtij tranzicioni.
Përurimi i hapësirave të reja do të mbahet nesër në orën 18:00.
Para qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Thunberg mori pjesë në një protestë pro-Palestinës në Tiranë. Ajo u deportua kohët e fundit nga Izraeli pasi tentoi të shpërndante ndihma humanitare për civilët në Gaza në bordin e anijes “Madeleine”.
