Agjencia ushtarake izraelite që koordinon ndihmën humanitare tha sot se gjatë javës së kaluar, gati 1,900 kamionë me ndihma humanitare janë mbledhur dhe shpërndarë nga ana palestineze e kalimeve kufitare Kerem Shalom dhe Zikim.

Më shumë se 1,310 kamionë që hynë në Gaza gjatë javës thuhet se mbanin kryesisht artikuj ushqimorë, raportoi Times of Israel.

Agjencia, e cila vepron nën Ministrinë e Mbrojtjes Izraelite, tha se do të vazhdojë të lehtësojë shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullsinë civile në Gaza, “por jo për Hamasin”.

The post Rreth 1900 kamionë me ndihma humanitare mbërrijnë në Gaza appeared first on Alsat.