Një tërmet prej 6 ballësh dridhi Turqinë!

Një tërmet i fuqishëm prej 6 ballësh e ka lëkundur pjesën perëndimore të Turqisë.

Epiqendra e tij thuhet se ka qenë 11 kilometra i thellë dhe rreth 53 kilometra në juglindje të qytetit Balikesir dhe 4 kilometra në jugperëndim prej Sindërgit.

Tërmeti është ndjerë në një rajon më të gjerë.