Nga 15 gushti deri më 15 shtator vijon masa e Qeverisë për produktet shkollore me çka çmimet me pakicë janë ulur së paku prej 15%. Në një intervistë për Alsat, zv.ministri i ekonomisë, Marjan Risteski, njofton se po bëhen analiza të thella për të vendosur masa edhe mbi produktet ushqimore. Varësisht keqpërdorimeve nga ana e tregtarëve, masat këtë herë ka gjasa të zgjasin së paku gjashtë muaj. Sa i përket rritjes së pagave dhe pensioneve, Risteski thotë se duhet të bëhet bashkërisht me rritjen ekonomike të vendit. Intervistën me zv.ministrin e Ekonomisë Marjan Risteski e realizoi kolegu Zekirija Haxhiu.
“Risteski mirëdita. Dalë ngadalë qytetarët po kthehen nga pushimet, sigurisht me xhepa të zbrazura ndërsa duhet të mendojnë edhe për fëmijët e tyre. Po i afrohemi shtatorit kur duhet të fillojë edhe viti shkollor, a keni planifikuar dhe a keni parashikuar marzha dhe masa për pajisjet shkollore si ishte shembulli vitin e kaluar edhe pse vitin e kaluar kjo masë u vendos pak me vonesë”, pyeti Zekirija Haxhiu – Gazetar.
“Vitin e kaluar kishim shportë shkollore e cila kaloi shkëlqyeshëm dhe u mirëprit nga prindërit dhe nxënësit sepse kanë mundësi për të blerë pajisje më të lira shkollore. Sipas atij shembulli, edhe sivjet pa vonesa nga 15 gushti deri më 15 shtatori Qeveria gjithashtu solli vendim për shportë shkollore, masa tanimë vijon dhe është përfshirë e gjithë pajisja shkollore kështu që çmimet ku janë lirimet janë marrë nga 1 qershori. Pra në tregtinë me shumicë lirimi do të jetë 10% derisa te tregtia me pakicë, pra në librari, shitore, markete dhe pika të tjera ku shiten pajisje shkollore, çmimi do të ulet sipas 1 qershorit për 15% të produkteve minimumi, pra munden edhe më tepër t’i ulin çmimet. Ndonjëherë ka edhe disa çmime në aksion të disa produkteve të cilat japin lirime më të mëdha. Me këtë kujdesemi për standardin jetësor të qytetarëve, para se gjithash të familjeve të cilat kanë nxënës në shkollë fillore apo të mesme mirëpo edhe për studentët sepse 15 ditë pas 15 shtatorit fillon edhe viti studentor. Me këtë qytetarët do të mund të kursejmë, pra nëse vitin e kaluar kishim kursim nga 750 deri në 2000 denarë për nxënës varësisht sa blejnë dhe çfarë pajisjesh blejnë, sivjet kursimi do të jetë nga 800 deri në 2000 është parashikimi ynë. Çdo produkt nga pajisjet shkollore që do të jetë me çmim të ulur, duhet të shënohet me mbishkrim “Më pak harxhime, më shumë për ju”, dhe do të shënohet edhe çmimi i mëparshëm që ka qenë më 1 qershor edhe çmimi i tanishëm që të shohin qytetarët se sa është lirimi por edhe inspektorët e tregut janë në teren, kontrollon dhe paralajmëron aty ku do të konstatojë gjëra negative, por do të shqiptojë edhe dënime. Dënimet e dini nuk janë të vogla nga 800 deri në 10,000 euro varësisht madhësisë së librarisë ku është kryer kontrolli”, tha Marjan Risteski, zv. ministrin e Ekonomisë.
The post Intervistë me zv. ministrin e Ekonomisë Marjan Risteski appeared first on Alsat.
