Janë përcaktuar tenistët finalistë të turneut Masters të Sinsinati, turneu i fundit i rëndësishëm në prag të grand slam të US Open, që nis pas një jave në Nju Jork.
Për meshkuj, përballë njëri-tjetrit do të jenë dy tenistët më të mirë në botë, numrat 1 dhe 2, përkatësisht italiani Jannik Sinner dhe spanjolli Carlos Alcaraz. Një finale ku nuk ka favoritë.
Kjo është hera e katërt këtë vit (hera e 14-të në total) që dy tenistët përballen mes tyre, të gjitha në finale: Alcaraz ka fituar në Romë dhe Roland Garros, ndërsa italiani triumfoi në Wimbledon.
Për femra, finalja do të diskutohet mes italianes Jasmine Paolini dhe polakes Iga Swiatek. Kjo e fundit, ish-numri 1 në botë dhe fituese në Wimbledon, konsiderohet favorite.
The post Sinsinati: Sinner e Alcaraz sërish përballë në një finale, Paolini sfidon Swiatek te femrat appeared first on Telesport.
