Cadillac do të jetë makina e njëmbëdhjetë në Kampionatin Botëror të Formula 1, që debuton në vitin 2026 me njësi fuqie Ferrari. Makina amerikane ka zyrtarizuar dy pilotët e saj, duke i besuar eksperiencës së Sergio Perez dhe Valtteri Bottas, që kanë mbi 200 gara.

Meksikani Perez u largua nga Red Bull në fund të vitit 2024, pas një sezoni jashtëzakonisht zhgënjyes. Ndërsa finlandezi Bottas këtë vit shërben si pilot rezervë për Mercedes, pasi përfundoi periudhën e tij me Sauber në fund të vitit 2024.

35-vjeçari “Checo” krenohet me 266 paraqitje në garat e Formula 1 (6 fitore dhe tre pole position), ndërsa Bottas, 36 vjeç pas disa ditësh, numëron 247 gara (10 fitore dhe 6 pole position). Pra, një dyshe me shumë përvojë në Formula 1.

Si Bottas ashtu edhe Perez u zgjodhën me kujdes për përvojën e pasur që të dy sjellin në ekipin e ri amerikan, veçanërisht në fushën e procedurave operative në ekipet e nivelit të lartë dhe në menaxhimin e njësive të fuqisë.

The post Zyrtare! Cadillac i beson përvojës, rikthen në pistë pas një viti pushim dy pilotët veteranë appeared first on Telesport.