Kuvendi i Kosovës vazhdon sot seancën kur kësaj radhe do të tentohet vetëm konstituimi i këtij institucioni.
Procesi ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb, gjë që nuk u arrit në seancën e së martës, njofton Klankosova.tv.
Dimal Basha më 26 gusht u zgjodh kryekuvendar, e që për nënkryetarë të tij votat “për” i morën Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilja Rexhepi.
Por, njëjtë nuk ndodhi me kandidatin nga radhët komunitetit serb, Slavko Simiq i cili nuk arriti t’i sigurojë votat për këtë pozitë.
Procesi për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb vazhdoi po në këtë seancë me short.
The post Vazhdon saga konstituive e Kuvendit të Kosovës appeared first on Alsat.
