Përfaqësuesja e Maqedonisë filoi përgatitjet për sfidat e muajit shtator. Maqedonia do të takohet me Arabinë Saudite, më 5 shtator, në një përballje miqësore në Pragë të Çekisë dhe pastaj do të zhvillojë takimin eliminator, të vlevshëm për Botërorin e vitit 2026, kundër kombëtares së Lihtenshtajnit, më 8 shtator në Shkup.
Përzgjedhësi Blagoja Milevski, ka ftuar 26 futbollist, prej të cilëve dy janë debutues, Reshat Ramadani dhe Elmin Rastoder.
Kujtojmë se përfaqësuesja e Maqedonisë, pas 4 xhirosh, është lider i grupit me gjasa reale për rezultat të shkëlqyer në eliminatoret e Botërorit të vitit 2026.
FOTO:FFM.MK
The post Maqedonia nis përgatitjet për sfidat e shtatorit appeared first on Alsat.