Gazetare: Melihate Rustemi

Dhuna në shkollë ose jashtë objekteve shkollore mes të miturve është element shqetësues për çka duhet angazhuar të gjitha institucionet për ndalimin e një dukurie të tillë. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska apeloi institucionet arsimore të zbatojnë programet e ndryshme për mirëkuptim, kur bëhet fjalë mes moshatarëve dhe mirëkuptimin ndëretnik. Sipas saj, rol të jashtëzakonshëm në edukimin e fëmijëve dhe parandalimin e rasteve të ngjashme kanë prindërit.

”Nuk jam e sigurt nëse dhuna mes të miturve është rritur ose është më shumë evidente. Shkollat duhet të punojnë në këtë problematikë. Ne kemi përgatitur një doracak në bashkëpunim më Byronë për Zhvillimin e Arsimit që është distribuar në shkolla ndërsa mësimdhënësit janë faktor kryesor. Kemi programe të ndryshme për mirkuptim ndëretnik, mirkuptim mes moshatarëve dhe shumë të tjera që funksionojnë. Mirëpo, ka një element shumë të rëndësishëm që gjithë e harrojnë ajo është prindërit. Prindërit kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve, posaçërisht në vitet e para, pastaj vazhdon shkolla dhe mësimdhënësit”, deklaroi Vesna Janevska, ministre e Arsimit.

Rasti i fundit, dhunë mes të miturve ndodhi në Shkup kur një grup vajzash të mitura sulmuan fizikisht një vajzë 11-vjeçare nga Çairi. Sipas raportit të MPB-së, vajza është sulmuar nga tre bashkëmoshatare, ndërsa një tjetër ka filmuar ngjarjen me telefon dhe videoja është publikuar në rrjetet sociale. Rastin në polici e ka denoncuar prindi i ajzës së sulmuar i cili ka deklaruar se për ngjarjen ka mësuar nga rrjetet sociale, pasi vajza nuk ka treguar për ngjarjen e ndodhur me frikë se dhuna do të përsëritet. Policia më tej raporton se të miturat e përfshira në dhunë dhe prindërit e tyre janë thirrur në SPB-Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime për veprat penale “dhunë” dhe “filmim i paautorizuar”. /Alsat.mk

 

The post “Dhuna”, Janevska kërkon masa urgjente/ Prindërit, rol kyç për parandalimin appeared first on Alsat.